Implementimi I Standardeve te Kontabilitetit

Tryeze e Rrumbullaket, Korce 14.12.2010

Ne kete tryeze moren pjese gjithe stafi i KKK, anetar i bordit z. Agim Binaj dhe perfaqesues nga zyra e tatimeve te Tiranes dhe te Korçes, se bashku me zv. Drejtorin e Pergjithshem te Tatimeve z. Besnik Nuredini. Pjesemarres nga rajoni ishin perfaqesuesit e “Institutit te Kontabilisteve te Miratuar” dhe te shoqates “SHKFSH”, perfaqesues nga qytet perreth, nga Universiteti, nga bankat, profesioniste te lire dhe te punesuar prane njesive.Problemet e hasura nga  zyra e tatimeve, qendrore dhe rajonale ishin disa:1. Rezultati financiar nuk duhet te jete i deformuar, duhet te pasqyrohen me realitet te gjitha shpenzimet si ato te amortizimit, te sigurimeve shoqerore, te transportit etj.2. Shumica e njesive regjistrojne shume pak punonjes si te punesuar dhe si rrjedhim edhe te siguruar, madje ka raste qe as vete kontabilistet qe harojne PF nuk jane punonjes.3. Ka raste edhe noteret nenshkruajne dy tipe kontratash.4. Nje njesi mund te kete mbi dhjete vjet qe eshte krijuar dhe nuk ka paguar divident, duhet te vendosen tatime te tilla qe ta detyroje te shperndaje divident.5. Duhet te rritet niveli i kontabilisteve dhe te nxiten ne perdorimin me te mire te standardeve. 6. Njesite per hartimin e PF duhet t’u drejtohen studiove te konsulences financiare. Çeshtjet e evidentuara nga pjesemarresit ishin disa:1. Vleresimi dhe rivleresimi me vleren e drejte, nuk njihet nga tatimet.2. Per matjen e AAM nuk njihen provizionet per zhvleresime.3. Probleme me gjykatat se nuk i njohin standardet4. Ne procesin e mesimdhenies standardet njihen shume pak.5. Kualifikimi i kontabilisteve a ka program KKK?6. Inspektoret tatimore plotesojne PF gje qe eshte konflikt i paster interesi.7. Rivleresimi i AA nuk njihet as ne plus dhe as ne minusvlere. 8. Shpenzimet e transportit per vete njesine nuk njihen nga tatimet.9. Kerkohet nga KKK te hartohet nje manual udhezues per kontabilizimin e veprimeve sipas modelit te ish PKP.10. Kerkohet certifikimi i programeve financiare, sa te besueshem jane ne perdorimin e standardeve, a jane PF te printuara prej tyre sipas modelit qe kerkojne standardet.11. Nga KKK kerkohet hartimi i nje udhezuesi per interepretimi dhe lehtesimin ne pedorimin e standardeve.